Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan.

Siç shihet nga pamjet e faqes “Aksidente Rrugore”, 3 makinat e aksidentuara janë njëra pas tjetrës në njërin aks të rrugës duke krijuar dhe vështirësi në lëvizje.

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar apo vetëm dëme materiale. Policia ende nuk ka dhënë informacione mbi ngjarjen për të kuptuar edhe shkakun. /abcnews.al