Cërrik / Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Qemal . Çala., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Drilon Tabaku, rreth 22 vjeç.
Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.






