Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se makina ka përplasur 60-vjeçarin i cili ishte duke kaluar rrugën.
Fatkeqësisht burri si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.
