Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Durrës.
Një automjet që drejtohej nga L.Z., është përfshirë në aksident me një motomjet me drejtues Sh. S, dhe 50-vjeçarin që lëvizte ne viçikletë, F. Gj.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.
Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel
