Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari të identifikuar si Feim Mazaj ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup.

Dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.