Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur knë orët e para të kësaj të hëne në Lushnjë. Viktima është një 28-vjeçar, i identifikuar si Sherif Metushi i cili teksa lëvizte me motor, është përplasur nga një mjet.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
