Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Urakë.

Policia bën me dije se shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit