Aksident me vdekje në rrugën kombëtare Burrel-Klos. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se makina ka përplasur një kalimtar, i cili ka humbur jetën në spital.
Sipas informacioneve të para, viktima është një 44-vjeçar, teksa policia ka shoqëruar shoferin e mjetit. (foto ilustruese)
