Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip Audi ka përplas një motor me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i Audit është larguar nga vendngjarja dhe policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.