Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur nëafërsi të TEG-ut ku një motor i drejtuar nga shtetasi K.L ka përplasur një person, të paidentifikuar ende.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
