Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë ka mbetur i vdekur njëri prej shoferëve, dhe e plagosur një tjetër pasagjere.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.