Një 15-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka aksidentuar për vdekje këmbësorin me iniciale S.V. Viktima 82-vjeç po lëvizte me biçikletë në zonën e Yrshek kur është përplasur nga i mituri.
“Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.