Dy mjete janë aksidentuar pasditen e sotme në afërsi të shkollës “Ali Agjah”.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale . Menjëherë ka mbërritur policia për të hetuar ngjarjen si dhe shkakun e aksidentit .

Sipas informacioneve paraprake mësohet që Audi A4 i cili ka qenë duke vazhduar ecjen drejt i është prerë rruga nga makina tjetër tip mercedes-Benz e cila ka bërë një kthim direkt në të majtë .