Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në afërsi të tunelit të Kërrabës.

Përplasja ka qenë e fortë mes një furgoni dhe një makinë dhe gjithashtu mësohet se makina është shkatërruar plotësisht.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka thënë se ka pasur vetëm dëme materiale dhe të gjithë personat e përfshirë në aksident janë shëndoshë e mirë.

Shkaqet e aksidentit nuk bëhen ende të ditura dhe për to po punohet nga policia në vend.