Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier- Libofshë në vendin e quajtur Rreth Libofshë.

Një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka lënë te plagosur drejtuesen, shtetasen me iniciale A. P, e  cila është transportuar menjëherë me ambulance drejt spitalit Rajonal Fier.

E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ardit Murataj