Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Mësohet se një automjet është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Për pasojë ka humbur jetë Luan Lukaj 50 vjeç i cili ka qenë pasagjer në automjet. Ndërkohë të plagosur rënddë kanë mbetur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë të Trauma.
Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.