Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi P. A., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.