Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, ku një automjet si pasojë e shpejtësisë së lartë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e ‘Babjes’.
Si pasojë e aksidentit raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme material.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme dhe xhamin e pasëm, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të shpëtojë pa dëmtime serioze.
Me ndihmën e karrotrecit është bërë nxjerrja e automjetit nga përroi, ndërkoh që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Faxnews
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)