Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugot Librazhd-Prrenjas.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet i tipit “Benz” është përplasur me një autobus me targa greke.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person, i cili është  jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia të cilët po bëjnë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.