Aksident në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në dalje të këtij aksi, në kilometrin e parë.

Dy mjete janë përplasur dhe dy persona janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, në gjendje të rëndë.

Mjeti tip Benz, me targa AB 460 BA, ka tentuar të kthehet duke ndryshuar kursin 180 gradë dhe mjeti tip kamionçinë, me targa AA608 JI, e ka përplasur nga pas. Përplasja ka qenë e dhunshme dhe dy nga katër udhëtarët në Benz janë lënduar rëndë.

Ambulanca i ka dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e dokumentimit të aksidentit dhe po disiplinon trafikun.