Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.
Në aksidentin e rëndë pranë fshatit Qesarak janë përfshirë tre automjete. Një grua ka humbur jetën, ndërsa tre persona persona janë lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, sakaq policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e përplasjes tragjike të tre automjeteve.
Njoftimi i Policisë:
Memaliaj/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.