MILOT- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Lezhë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë plagë dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Aksidenti ka ndodhur sapo kalon urën mbi lumin “Mat” në drejtim të Lezhës. Në vend ngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca për tu dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
/abcnews.al/
