Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokë bujqësore.
Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
Pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit.