Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokë bujqësore. 

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit. 

Pritet që policia të zbardhë shkaqet e aksidentit.