Aksidenti
ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Mësohet se 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes një nga mjetet e përfshira në aksident ka përfunduar sipër trafikndarëses.
Gjithashtu mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo jo, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
