Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur mbikalimi i Paraburgimit të Bradasheshit Në aksident është përfshirë automjeti tip “Hyndai” me drejtuese 47-vjeçaren me inicialet M. K.
Dyshohet se drejtuesja e Hyndait ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë pasagjeri ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Rrethit Elbasan.
