Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Drejtuesja e një automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge. Për pasojë janë plagosur katër persona që ndodheshin brenda në automjet, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit.

Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Drejtuesja humbi kontrollin pasi një makinë tjetër u fut në parakalim. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Mallakastra News