Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një automjet tip “BMW”. Si pasojë, është dëmtuar shoferi i këtij të fundit, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al