Një aksident ka ndodhur mesditën e së shtunë në aksin Tiranë – Durrës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë goditi një shtetas me iniciale A.M i cili ishte duke drejtuar motorin në anësore të rrugës.

I plagosuri është nisur me ambulancë për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. M., ka goditur një motomjet me drejtues shtetasin A. M, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.