Një këmbësor është goditur nga një automjet, në hyrje të autostradës teksa ka tentuar të kalojë mes për mes autostradën Durrës-Tiranë.
vetëm pak metra më larg është mbikalimi i zonës së ish Kënetës por këmbësori i ka prerë rrugën makinës.
Burime zyrtare nga policia e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se i dëmtuari, një burrë në moshë, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë ne spital.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.