Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga fotot shihet se si pasojë e aksidentit rradhë të gjata kilometrike të automjeteve janë krijuar në autostradë.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia dhe nuk dihen më tepër detaje në lidhje me ngjarjen.