Dy makina përplasen “kokë më kokë” në hyrje të qytetit të Ballshit, fatmirësisht asnjë i lënduar
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 17:20, në hyrje të qytetit të Ballshit. Dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Mallakastra News
