Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

“Me datë 12.11.2021, rreth orës 15:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin S. T., ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” njofton policia.