Një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen Brigada e 17 Sulmuesve në Elbasan.
Dy automjete janë perplasur mes tyre dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një djalë.

I riu është transportuar në spitalin e Elbasanit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit. /Egnatia News
