Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.

Automjeti me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. F., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.