
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 23: 45 në hyrje të tunelit të Murrizit, ku një 19-vjeçar ka dalë nga rruga dhe si pasojë ai dhe 3 pasagjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Klos/Informacion paraprak/ Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
