Erion Murataj PSD

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.