
Një aksident rrugor ka ndodhur në Kurbin, ku 34-vjeçari me iniciale F.N., është përplasur me trafikndarësen.
Mësohet se si pasojë e përplasjes janë plagosur dy pasagjerët të cilët janë dërguar me urgjencë tek Trauma.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
