
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Llogarasë.
Siç shihet edhe në pamjet një autobus është përplasur me një kamion në një prej kthesave të rrugës, ku duket se kanë hyrë të dy mjetet njëkohësisht në kthesë.
Përplasja e dy mjeteve në këthesë ka shkaktuar bllokim të këtij aksi rrugor dhe trafik kilometrik, der në afërsi të tunelit të Llogarasë.
Si pasojë e aksidentit, raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
