Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rural Kashtë Bardhë-Krutje në Lushnjë, me pasojë plagosjen e dy personave.
Sipas informacioneve, aksidenti ndodhi në kryqëzimin e fshatit Qerret i Vjetër. Mjeti tip “Fuoristradë” me targa gjermane udhëtonte nga Kashtë Bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip “Pasat” me targa AA 384 jy i ka prerë rrugën në kryqëzim.
Mjeti “Pasat” përfundoi në kanal pas përplasjes.
Nga aksidenti, të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve janë dy qytetarë banues në zonë, të cilët po udhëtonin me mjetin “Pasat”, ndërsa drejtuesi dhe bashkëudhëtarët në “Fuoristradë” nuk janë lënduar nga përplasja.
Në vendngjarje ndodhen policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjës, ndërsa pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel