
Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, në Pogradec. Raportohet për një fëmijë të lënduar pasi makina humbi kontrollin dhe është përplasur në rrugë, ndërsa 9-vjeçarja ishte pasagjere në mjet.
Policia ka shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se 9-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën”, njoftoi policia.
