Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte pranë Mamurrasit dhe si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i një çiklomotori. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.
Një makinë është përplasur me çiklomotorin e drejtuar nga një 34 vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.
34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
