Mbrëmjen e sotme një aksident është regjistruar pranë Rrugës së Kombit që për pasojë janë përplasur 4 automjete.
Deri më tani raportohet për një të plagosur i cili është nisur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.
