Përplasen disa makina në Rrugën e Kombit. Një person ka mbetur i plagosur. Ndërkohë nga aksidenti i shumëfishtë është bllokuar e gjithë Rruga e Kombit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.