Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Një automjet tip Mercedes Benz i ka prerë rrugën një motoçiklete tip “Vespa”, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin rajonal Shkodër në gjendje të rëndë. Policia po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Ndoc Mazi” në bulevardin Skënderbeg.