Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në zonën e Kamzës. Drejtuesi i mjetit 35 vjeçar, i bërë tapë me alkool, ka përplasur shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë 57 vjeçarja, teksa ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë 20- vjeçarja. Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga shoferin e makinës që shkaktoi aksidentin me një viktimë dh enjë të plagosur., konkretisht shtetasin S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.