Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në aksident dhe as rrethanat e këtij aksidenti tragjik.