
Një aksident tragjik raportohet këtë mëngjes në Berat.Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, kur automjeti BMW që drejtohej nga një 34-vjeçar, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Për pasojë, humbi jetën pasagjeri që udhëtonte me të, një 33-vjeçar.shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje.
