Durrës- Një aksident tragjik ka ndodhur në zonën e Maminasit në Durrës ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Mësohet se R.D duke drejtuar makinën  e tij tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një person ende i paidentifikuar, ku ky i fundit ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë:  

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel