Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në autostradën Brenner, midis Bressanone dhe Chiusa, ku dy të rinj shqiptarë nga Kosova humbën jetën.
Dy djemtë e moshës 19 dhe 20 vjeç, ishin punëtorë të një kompanie ndërtimi nga Tirolin Jugor.
Sipas informacioneve nga autoritetet italiane, një kamion i vogël u përplas me një kamion të ndalur në autostradën që të çon në drejtim të veriut, rreth orës 6:30 të mëngjesit.
Si pasojë, dy të rinjtë humbën jetën në vend, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë dhe u desh të nxirrej nga automjeti i shkatërruar plotësisht.
Zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit u përfshinë në operacionet e rimëkëmbjes dhe shpëtimit të të plagosurit. Autostrada u mbyll për disa orë, duke shkaktuar bllokime të gjata në të dyja drejtimet.
Më vonë, ajo u rihap, por aksidenti kishte shkaktuar vonesa të konsiderueshme për qarkullimin, shkruajnë mediat italiane.
Ky ngjarje ka tronditur komunitetin, duke sjellë dhe më shumë vëmendje ndaj sigurisë në autostradat e Italisë dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.